Prishtinë, avokati tenton të fusë para në Qendrën e Paraburgimit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot është parandaluar kontrabandimi i parave në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Sipas njoftimit, kontrabandimi është tentuar të kryhet nga avokati A.B.

Tutje në njoftim thuhet se në xhepin e palltos së avokatit ishin të paketuara dhe të lidhura me lidhëse prej llastiku një sasi të konsiderueshme të parave (euro), për të cilat dyshohet se tentonte t`i fuste brenda Qendrës.

Futja e parave brenda Qendrës së Paraburgimit është parandaluar  nga zyrtarët e kontrollit në portën hyrëse.

Rasti ka ndodhur rreth orës ‪15:00.

Tutje thuhet se pas gjetjes së këtyre parave ka reaguar edhe stafi përgjegjës për siguri, i cili ka lokalizuar provat materiale.

Po ashtu lidhur me këtë ngjarje është njoftuar Policia e Kosovës dhe Oda e Avokatëve, thuhet në njoftim.