Paraburgim për prizrenasin e dyshuar për rrahje të gruas dhe motrës së saj

Një burrë është dërguar në paraburgim për 30 ditë për shkak se dyshohet se e kishte rrahur dhe keqtrajtuar gruan e tij.

Gjykata në Prizren ka thënë se burri si rrjedhojë e një mosmarrëveshjeje me gruan e tij e kishte rrahur e goditur në pjesë të ndryshme të trupit këtë të fundit duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gjithashtu sipas njoftimit i dyshuari ia kishte marrë gruas telefonin në mënyrë që e njëjta të mos lajmëroj rastin në polici.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale A.T nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 13.09.2020 nga ora 20:30, e që do të zgjasë deri më datë 13.10.2020”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Pasi kishe rrahur e goditur në pjesë të ndryshme të trupit gruan e tij, B.T. dyshohet se kishte sulmuar edhe motrën e gruas H.T. e cila bashkë me vëllain kanë shkuar për të marrë motrën e tyre me iniciale B.T.

Për shkak të sulmit edhe ndaj motrës së gruas, kjo e fundit ka marrë edhe lëndime trupore.