Gjendja e banjove në QKMF-në e Gjilanit

Pamje - Banjot në QKMF-në e Gjilanit në gjendje skandaloze 

 

Qendra e Mjekësisë Familjarë në Gjilan është në gjendje te mjerueshme. Kjo shihet nga videot e dërguara nga një qytetar në adresën e KALLXO.com.

Ujëra të lëshuar, mure të dëmtuara, e papastërti të shumta shihen brenda banjove të QKMF-së në këto video.

“Qendra e Mjekësisë Familjare në Gjilan. Do të thotë këto janë banjot. Era është e tmerrshme”, dëgjohet duke thënë qytetari.

 

Gjendja e banjove në QKMF-në e Gjilanit
Gjendja e banjove në QKMF-në e Gjilanit
Gjendja e banjove në QKMF-në e Gjilanit
Gjendja e banjove në QKMF-në e Gjilanit
Gjendja e banjove në QKMF-në e Gjilanit

KALLXO.com raportoi se edhe oborri Spitali i Gjilanit, në cilin marrin shërbime mjekësorë mijëra qytetarë nga e gjithë Anamorava, është i stërmbushur me mbeturina.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com disa video ku shihen papastërtitë.

“Në Klinikën e Specialistikës në Gjilan, në oborr. Kjo është gjendja, është komplet e papastër, a i përdorin shkallët apo nuk i përdorin unë nuk e di”, thotë qytetari.

KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar për mbeturinat dhe papastërtitë nëpër vende të ndryshme të Kosovës, nga ku qytetarët kanë dërguar video dhe fotografi.

Pamje – Bërlloku mbulon oborrin e Ambulancës Specialistike në Gjilan

.