Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjendja në tualetet e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK - VIDEO

Tavan të dëmtuar dhe probleme me ndriçimin kanë tualetet në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në adresë të KALLXO.com është dërguar një video që tregon për gjendjen e tualeteve në këtë klinikë, të enjten.

Hapësirat që shihen në video shfrytëzohen nga gratë shtatzëna, të cilat marrin trajtim në klinikë.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për mungesën e higjienës, infrastrukturës dhe dëmtimet brenda hapësirave të QKUK-së, të cilat shfrytëzohen nga pacientët.