Ilustrim

Pandemia përgjysmoi numrin e udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës gjatë vitit 2020

Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ka njoftuar se si shkak i pandemisë COVID-19, gjatë viti 2020 ka pasur gjysmë më pak udhëtar se në vitin paraprak.

Sipas të dhënave të Aeroportit ‘Adem Jashari’, në vitin 2019 numri i udhëtarëve ishte mbi 2.3 milionë kurse në vitin 2020, 1.1 milion.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari ‘, LKIA, ka përmbyllur vitin 2020 duke iu shërbyer 1,102,016 udhëtarëve apo 1,267,751 udhëtarë më pak se sa në vitin paraprak ku numri total i udhëtarëve ishte 2,369,767,” thuhet në njoftim

Numri i përgjysmuar ka qenë edhe sa i përket fluturimeve, ku destinacionet  më të shërbyera kanë qenë Zvicra, Gjermania dhe Turqia.

“Sa i përket numrit të fluturime janë realizuar 8,472 fluturime apo 8,878 fluturime më pak se sa në vitin 2019 ku numri total i fluturimeve ishte 17,350.

Kjo shënon një rënie në numër të udhëtarëve prej -53.50% krahasuar me vitin 2019 ndërsa një rënie në numër të fluturimeve prëj -51,17%. Megjithatё, ANP ‘Adem Jashari’ ka pasur njё performancё qё e liston nё top listen e aeroporteve me performancё tё mirё pёrkundёr pandemisё.

Në destinacionet më të shërbyera gjatë vitit 2020 janë: Zvicra 41,41%, Gjermania 31,87%,Turqia 13,14%, Austria 5,10%, Mbretëria e Bashkuar-UK 3,53%, Suedia 1,74%, Belgjika 1,42%,” thuhet tutje në njoftim.