Pamje - Vetura përfundon në Drinin e Bardhë

Një veturë ka rënë në ujërat e Drinit të Bardhë në afërsi të Urës së Fshejt.

Një qytetar ka dërguar një video në adresë të KALLXO.com ku shihet një veturë që ka rënë në ujë poshtë Urës së Fshejt, në aksin rrugor Prizren-Gjakovë.

Sipas qytetarit aksidenti ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

KALLXO.com ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, por ai përmes telefonit ka thënë se deri më tash Policia nuk ka ndonjë informatë se a ka pasur të lënduar nga ky aksident.