(Pamje të Rënda) Momenti i vrasjes së Agonis Tetajt

Isuf Tetaj, babai i tani të ndjerit Agonis Tetaj, përmes një e-maili publik ka alarmuar opinionin publik lidhur me dyshimet e tij se prokurori i cili përfaqëson akuzën në rastin për vrasjen e djalit të tij, Agonis Tetaj – prokurori Agron Uka ka bërë ricilësimin e veprës penale nga “vrasja e rëndë” në “vrasje nga pakujdesia”.

Ky veprim, sipas Tetajt, është i padrejtë, ndërsa procesin e quan të manipuluar dhe të korruptuar teksa bën thirrje për hetimin meritor të rastit, kërkon përjashtimin e prokurorit Agron Uka dhe vendosjen e drejtësisë lidhur me vrasjen e djali të tij.

Letra e Isuf Tetaj është drejtuar për mediat, shoqërinë civile, ambasadat e huaja në vend dhe bashkangjitur ka edhe videon e momentit të vrasjes së djalit të tij.

Për shkak të pamjeve të rënda, KALLXO.com ka censuruar pjesërisht videon ku shfaqet momenti i vrasjes.

 

Letra e Isuf  Tetajt pa ndërhyrje:

“Jam Isuf Tetaj, jurist me profesion i lindur në fsh. Llukë e ulët, Deqan me datë 13.05.1951, babi i djalit të vrarë ne Deqan me datë  23.09.2018  rreth orës 11:00 nga Shaban Gogaj  I cili po gjykohet në Gjykatën Themelore të Pejës.

Po ju shkruaj nga mllefi, shqetësimi dhe frika e prindit dhe familjarit të cilit ju ka vra djali dhe sic po shihet procesi është i manipuluar, ndikuar nga persona të korruptuar dhe i akuzuari nuk do të marr denimin e merituar. Me gjithë shumë fjalët publike se drejtësia në Kosovë është e ndikuar,korruptuar dhe e pa drejtë une kam shpresuar dhe besuar dhe kam pritur gjithnje duke besuar se kjo lëndë do të shqyrtohet dhe denohet në mënyrë meritore, mirepo dje me dt. 16.03.2021 u konfirmua edhe me rastin e gjykimit për vrasjen e djalit tim se hallkat e gjygjësorit në Kosovë nuk janë të pa anshme ne këtë rast prokuroria më konkretisht personi z. Agron Uka.

Agonisi djali im u vra në vendin e punës në diten e dielë nga djali i pronarit të biznesit në të cilin ka qene i punësuar. Po ju shkruaj me qëllim që te ju informoj dhe alarmoj se prokurori z.Agron Uka, dje ne seancën gjygjësore në të cilën është thenë fjala perfundimtare nga palët pa asnjë provë dhe në kundërshtim me krejt realitetin ka rikualifikuar vrasjen e djalit tim nga vrasja e rëndë në vrasje nga pakujdesia.

Ky propkuror z.Agron Uka me kërkesën e avokatit të palës së akuzuar është vendosur të ngarkohet me këtë qështje pa të drejtë, duke e larguar nga rasti Prokurorinë e Pejës e cila i ka zhvilluar të gjitha hetimet edhe e ka kompletuar lëndën në mënyrën meritore sipas veprës vrasje e rëndë me dashje:

 (aktakuzën të cilën do ta gjeni bashkëngjitur ne këtë shkresë dhe provën kryesore video inqizimin e qartë si rrezja e diellit se si u vra djali im) të cilën video ju lutem ta shiqoni vet, personalisht ju të nderuar të gjithë që e pranoni këtë material dhe ta gjykoni secili nga cilësia e qytetarit të Kosovës dhe titullarit të institucionit dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, një vendi ku po pretendojmë të kemi gjygjësi të drejtë dhe të pa ndikuar. Ju luteni ta gjykoni vet secili se a është vrasje nga pakujdesia apo vrasje e rëndë me dashje.”

Tutje, Isuf Tetaj, duke ju referuar prokurorit Agron Ukaj, pyet se “A thu ky prokuror dhe ai i cili e ka ngarkuar në këtë qeshtje qenkan të specializuar për të rikualifikuar veprat dhe zbutjen e denimeve me qëllime përfitimi apo të korruptuar jo profesional dhe pa integritet. 

Ju lutem të ndani 1 min kohë nga koha e juaj e qmuar dhe ta shiqoni këtë video në cilësinë e titullarit të institucionit që drejtoni dhe në cilësinë e prindit.

I qetë dhe i heshtur i mllefosur dhe i vrarë në shpirt e kam përcjell këtë proces gjygjësor gjatë tërë kohës per me shume se 2 vite me shpresën që do të vendoset drejtësia dhe sic po shihet kjo nuk do të ndodh. 

Nuk po kërkoj asgjë tjetër drejtësi, drejtësi dhe vetëm drejtësi gjykojeni për një cast djalin tuaj në vend të Agonisit tim i cili në një ditë të dielë kur njerëzit normal pushojnë ishte duke punuar për ekzistencën e familjes dhe fëmijve të tij dhe të vritet në këtë mënyrë në vendin e punës dhe vrasësi të mos marr denimin e merituar.

A thu po jetojmë në një vend ku kemi gjygjësi drejtësi dhe institucione demokratike apo duhet me kanun ti zgjidhim rastet.

I lënduar rëndë kërkoj nga ju që në mënyrë të shpejtë të merrni masat  dhe veprimet si më poshtë:

–        Të ndërpritet nje aktgjykim i pa drejte dhe jo meritor

–        Perjashtimi i prokurorit  dhe trupit gjykues si dhe ngritja e hetimeve dhe procedures disiplinore ndaj prokurorit z. Agron Uka

–        Te rihapet gjykimi me qëllim të vlerësimit meritor të provave

–        Te vendoset gjykim i drejte dhe meritor.

Unë ende kam shpresë së kjo do të ndodh dhe drejtësia do të vihet në vend.

PS:  Kjo shkrese se bashku me aktakuzen dhe proven kryesore video inqizimin do të ju deponohet edhe në form fizike në protokollin e institucionit tuaj.”

 KALLXO.com ka raportuar në vazhdimi lidhur me rrjedhën e këtij rasti ndërsa të gjitha raportimet mund t’i gjeni në këtë link.