Pamje kur Policia zbulon dhe hap faqet e bixhozit në kompjuterë

Sonte në emisionin “Drejtësia në Kosovë” u transmetuan pamjet e ndërhyrjes së pjesëtarëve të Policisë në dy lokacione ku luheshin baste ilegale në Viti.

Ekipet e “Drejtësia në Kosovë” kanë arritur që duke përdorur kamera të fshehta të dokumentojnë se në Komunën e Vitisë, po luheshin kundërligjshëm lojëra të fatit.

Në këto lokacione u vërejtën një skemë tjetër e bixhozit. Aty u pa se kompjuterët e makinave të “sllot” të cilat ishin përdorur më parë dhe njiheshin si aparatet e kazinove, janë lidhur me televizor. Loja zhvillohej duke paguar paratë tek menaxherët e lokaleve, ndërsa lojtari ka në dorë vetëm një maus.

Pas ndërhyrjes së Policisë në njërin nga lokacionet, edhe pse kompjuterët ishin të ndalur, hetuesit policor arrijnë të hapin njërin nga kompjuterët dhe të dokumentojnë se në të po luhej bixhoz.

Disa javë para aksionit, ekipet tona kishin luajtur në njërin nga këto lokacione dhe pamjet nga ai vend i kishte dorëzuar në Prokurorinë e Gjilanit.

Emisionin e plotë “Krimi me baste 2 “, mund ta ndiqni në këtë link.

Një javë më parë, drejtësia në Kosovë shfaqi emisionin Krimi me Baste, në të cilin ishin bastisur nëntë lokacione në të cilat po zhvillohej veprimatria e lojërave të fatit.