Pamje - Aksident i rëndë në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 20:35 ka marrë informacion për një aksident në fshatin Poklek të komunës së Drenasit.

Sipas Policisë, në aksident ka qenë e përfshirë një veturë.

Po ashtu, Policia thotë se fjala është për vetaksident.

“Në aksident janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Drenas, në hyrje të fshatit Poklek.

Një qytetar ka dërguar këto foto nga vendi i aksidentit.