Osmani-Stoltenbergut: Serbia po i mbështet terroristët për sulme të reja kundër Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kanë folur para mediave pas takimit të tyre.

Osmani ka deklaruar se roli i NATO-s dhe i KFOR-it në paranadalimin e destabilizimit jo vetëm të kosovës është vendimtar.

“Liria e Kosovës është edhe rezultat i mbështetjes së NATO-s. Populli dhe institucionet e Kosovës janë falënderuar ndaj NATO-s. Paqja së fundi është cënuar seriozisht dhe po vazhdon të cenohet nga shteti i Serbisë. Siç e dini më 24 tetor pati sulm në Kosovë ku mbeti i vrarë zyrtari policor Afrim Bunjaku. Ky ishte një akt i pastër agresioni nga e Serbisë ndaj republikës sonë”.

“Të dhënat tregojnë se Serbia qëndron prapa këtij sulmi si për nga organizimi dhe nga aspekti i furnizimit me armatim e pajisje dhe po ashtu duke financuar dhe ofruar trajnime në bazat ushtarake në Serbi. Në mënyrë që të mos përsëritet një agresion i tillë duhet të adresohet përgjegjësia e Serbisë për sulmin e 24 shtatorit dhe atij të 29 majit ndaj trupave të KFOR-it. Në vend që të ekstradoj terroristët, Serbia vazhdon t’i mbështes ata për sulme të reja kundër Kosovës dhe stabilitetit rajonal”, deklaroi Osmani.

Ajo kërkoi masa ndaj Serbisë dhe shtoi se ky shtet mbetet kërcënim për paqen dhe stabilitetin.

“Policia e Kosovës është një forcë multietnike, policia dhe të gjitha institucionet e sigurisë janë të gatshëm të bashkëpunojnë me NATO. Kosova dhe NATO janë në njërën anë, terrosistët janë në anën tjetër”- shtoi Osmani.

“Anëtarësimi në aleancë është qëllim i shtetit të Kosovës”-  tha Osmani.

“Kosova e ka dëshmuar vetëm si një partner i besueshëm i NATO-s. Po marrim pjesë në operacione paqeruajtëse nëpër botë. Republika e Kosovës z. Sekretar është partner në të cilën gjithmonë mund të llogarisni”- shtoi Osmani.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se me Osmanin pati diskutim të rëndësishëm.

“Në maj trupat e KFOR-it u sulmuan duke lënë 93 ushtar të lënduar, disa të lënduar rëndë për tërë jetën. Sulmet e tilla janë te papranueshme, ata qe janë përgjegjës duhet të japin llogari”, deklaroi Stoltenberg.

Stoltenberg tha se ka mirëpritur propozimin e fundit për themelimin e Asociacionit.

“Ky do ishte një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe drejt paqes afatgjate dhe të qëndrueshme në rajon”- shtoi Stoltenberg.