Osmani pret në takim të dërguarin e Britanisë për Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim të Dërguarin e Posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Takimi është i mbyllur për media.

Presidentja Osmani një orë më parë kishte në takim liderë institucional dhe përfaqësues politik nga Presheva, Medvegja e Bujanoci.