Presidentja Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund, 26 gusht 2022, Foto: Presidenca

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri Suedisë, Jonas Westerlund

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Presidenca njoftoi se Osmani shprehu besimin se raportet e mira bilaterale ndërmjet Kosovës e Suedisë do të vazhdojnë edhe gjatë mandatit të ambasadorit Westerlund ku i uroi mirëseardhje, dhe shprehu falenderim për ndihmën e dhënë nga shteti suedez

Presidentja thuhet se kërkoi mbështetje për çeshtjen e liberalizimit të vizave të Kosovës dhe diskutoi për çështjen e dialogut me Serbinë dhe zhvillimet aktuale në vend dhe rajon “ku shprehu se Kosova është palë konstruktive në process dhe se vendimet e institucioneve kosovare janë përputhje me marrëveshjet e nënshkruara të kaluarën në Bruksel dhe janë të koordinuara me partnerët ndërkombëtarë” – thuhet në komunikatë.

Tutje theksohet se presidentja Osmani dhe ambasadori Westerlund, në takim kanë diskutuar edhe për thellimin e raporteve në sferën e politikës së jashtme, fuqizimin e demokracisë, sundimin e ligjit, barazisë gjinore dhe mbrojtjes së mjedisit.