Osmani, Konjufca, e Kurti pjesë e shënimit të 247-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në shënimin e 247-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se ai ka qenë i ftuar nga Ambasada Amerikanë në Kosovë.

“Kurti e ka uruar ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier për 4 Korrikun, me dëshirat më të mira për kombin amerikan, aleatin e madh të Republikës së Kosovës.”

Në këtë organizim kanë marrë pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kurti i ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 247 vjetorin e pavarësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se ShBA-të festojnë plot 247 vite vlera demokratike të shtetit dhe popullit amerikan.

“Amerika nuk u ndërtua mbi frikën. Amerika u ndërtua mbi kurajon, imagjinatën dhe një vullnet të pamposhtur për të kryer detyrën.” Këto ishin fjalët e Harry Truman, të cilat na shërbejnë ende sot për të kuptuar virtytet e kombit. E Shtetet e Bashkuara të Amerikës i mishërojnë dhe përfaqësojnë ato më së miri”- ka shkruar Kurti.