Kompleksi Memorial në Mejë, Gjakovë. Foto: Kallxo.com

OSBE: Mizoritë në Mejë, kujtesë e zymtë e tragjedisë së luftës

Misioni i OSBE-së në Kosovë i bashkohet  liderëve institucionalë dhe shoqërisë në shënimin e 27 prillit, Ditës së Kosovës të Personave të Zhdukur

Në këtë ditë po ashtu përkujtohet masakra e Mejës, masakra më e madhe në të cilën mbi 350 burra dhe djem civilë shqiptarë u vranë nga forca të sigurisë së Millosheviqit që vepronin në zonë.

Përmes një njoftimi OSBE ka thënë se 13 nga viktimat e Mejës janë ende ndër 1,641 viktimat nga të gjitha komunitetet që mbeten të zhdukur që nga lufta e viteve 1998-1999.

“Proporcioni i  mizorisë në Mejë dhe fshatrat përreth janë një kujtesë e zymtë e tragjedisë së luftës dhe numrit të saj për shoqërinë”, thuhet në deklaratën e Misionit të OSBE-së.

Misioni i OSBE-së duke përkujtuar këtë ditë ka bërë thirrje për përpjekje të përtërira, për drejtësi dhe të hedhje dritë mbi fatin e të gjithë atyre që ende mungojnë.

“Kjo është e nevojshme për të ndërtuar besimin midis komuniteteve që të mund të sigurojnë një paqe të qëndrueshme dhe të ardhme të prosperuar për të gjithë”, thuhet në deklaratën e Misionit të OSBE-së në Kosovë.Bottom of Form