Prizreni

Foto: Denis Sllovinja

Organizata mjedisore bënë thirrje për ruajten e biodiversitetit malor

Dje është shënuar Dita e Ndërkombëtare e Maleve në të gjithë botën, me temë ruajtjen e biodiversitetin malor dhe rëndësia e zhvillimit të qëndrueshëm për komunitetet lokale në zonat malore.

“World Wide Fund for Nature” Adria në Kosovë, përmes një letre ka bërë thirrje që faktori njeri të ndalojë bujqësinë e paqëndrueshme, shfrytëzimin e burimeve minerale, shpyllëzimin, gjuetinë ilegale, shndërrimin e tokës dhe ndërtimin e tepërt.

Sipas organizatës kjo mund të paraqes rrezik të madh përderisa malet sigurojnë sasinë më të madhe të ujit të freskët, rregullojnë klimën dhe cilësinë e ajrit, përfaqësojnë habitatin për një të katërtën e specieve bimore dhe shtazore, ndërsa 15% e popullsisë së botës jeton në zona malore.

Sipas Krenare Salihut, profesioniste mjedisore dhe koordinatore e këtij projekti në Kosovë, citoi  Marko Pećarević nga WWF për Zonat e Mbrojtura ka thënë se shumë nga këta faktorë jo vetëm që kërcënojnë vlerat unike natyrore të maleve, por gjithashtu rrezikojnë mbijetesën e komuniteteve lokale në zonat malore.

“ Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se aktivitetet e paqëndrueshme në natyrë në fund të fundit gjithmonë do të prekin njerëzit, dhe jo më shpesh ata që kryejnë ato aktivitete” përcjell WWF Adria.

Sipas Organizatës Botërore të Natyrës grupet e margjinalizuara vuajnë pasojat më të mëdha, siç janë komunitetet në zonat malore rurale, të cilët shpesh largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të mungesës së mundësive për zhvillim ekonomik.

Një konferencë e fundit mbi ndikimin e pandemisë COVID-19 në zonat e mbrojtura, organizuar nga ËËF dhe Parqet Dinaride, nxori në pah ndjeshmërinë e zonave të mbrojtura në situata ku turizmi nuk është i mundur.

Sipas tyre, ndërsa disa zona, kryesisht parqe kombëtare, kanë arritur të rikuperojnë të ardhurat për shkak të vizitave masive pas heqjes së masave dhe pamundësisë për të udhëtuar jashtë vendit, një numër i zonave më të vogla të mbrojtura kanë mbetur në mangësi nga buxheti i planifikuar.

“Duke anuluar vizitat në grup dhe aktivitetet rekreative, menaxherët dhe komunitetet lokale mbetën pa të ardhura nga shitja e biletave dhe akomodimi. Është ende e pasigurt se sa do të zgjasë pandemia dhe sa kohë do të duhet që situata në zonat e mbrojtura të normalizohet” thuhet tutje.

Sipas Drejtori Ekzekutiv i Parqeve Dinaride, Zoran Mrdak, Qeveritë kanë një sfidë të madhe, për të gjetur mekanizma dhe mënyra që do të ndihmojnë në kapërcimin e krizës së shkaktuar nga pandemia sa më lehtë të jetë e mundur.

Dita Ndërkombëtare e Maleve është  themeluar në vitin 2002.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.