ORCA ka vlerësuar si të rregullt procesin e votimit për rektor

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka përgëzuar zgjedhjen e rektorit të ri në në Universitetin e Prishtinës.

Në zgjedhjet e mbajtura sot, Naser Sahiti është votuar me me 7 vota si Rektor i UP-së për mandatin 4 vjeçar.

Sipas ORCA-së Këshilli Drejtues kanë qenë transparent në procesin e intervistimit dhe se prezantimet e kandidatëve kanë qenë të dijnjitetshme.

“Me këtë rast ORCA përgëzon Këshillin Drejtues për transparencës. Po ashtu ORCA thekson se prezantimet e të gjithë kandidatëve kanë qenë të dinjitetshme dhe kanë adresuar shqetësimet kryesore të publikut që lidhen me transparencën dhe integritetin.”, thuhet në komunikatën për media.

Naser Sahiti zgjidhet rektor i Universitetit të Prishtinës