Opozita në Prishtinë emëron aksionarët e ndërmarrjeve publike lokale
Me 26 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, opozita në Prishtinë ka emëruar aksionarët e ri në ndërmarrje publike.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), të cilat ndajnë pushtetin në kryeqytet nuk kanë marrë pjesë në seancën e sotme të jashtëzakonshme.
Përpara se t`i emërojnë aksionarët e ri, opozita shkarkoi ata që deri më sot kanë mbajtur këto pozita në ndërmarrjet publike të kryeqytetit.
Emërimet e aksionarëve të ri në ndërmarrjet publike janë si në vijim:
Ngrohtorja e qytetit ‘Termokos’- Sami Borovci dhe Gzim Mehmeti
Ndërmarrja Publike Banesore (NPB)- Arianit Beqiri dhe Besart Krasniqi
Kompania rajonale e mbeturinave ‘Pastrimi’ – Feim Osmani dhe Petrit Reçica
Ndërmarrja publike ‘Hortikultura’ – Valbona Ajeti dhe Taulant Maxharraj
Ndërmarrja publike ‘Trafiku Urban’- Gëzim Sveçla dhe Triera Kasumi- Berisha
Ndërmarrja publike ‘Sport Marketing’ – Endrit Zaberrgja dhe Bahri Gashi
Ndërmarrja publike ‘Stacioni i Autobusëve’- Mirsad Vitia dhe Besnik Mujeci
Ndërmarrja publike ‘Prishtina Parking’ – Flamur Kelmendi dhe Besnik Haziri
Ndërmarrja publike ‘Kuzhina Qendrore’ – Abrnora Berisha dhe Teuta Kadiu- Gjinolli
Ndërmarrja publike ‘Pallati i Rinisë’- Kushtrim Mushica dhe Endrit Gashi
Opozita në Prishtinë shkarkon aksionarët e ndërmarrjeve publike lokale