
Foto: Pixabay
Operacioni policor kundër lojërave të fatit, arrestohen 10 persona në Gjakovë
23.3.2025 - 09:45
Janë arrestuar dhjetë të dyshuar nën dyshimin për organizim të lojrave të fatit dhe bixhozit në Gjakovë
Gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar 3 aparate APEX, para të gatshme 5645 €, 250 franga Zvicerane, 140 $, 90 pound, çipa të pokerit.
Ashtu në veturën e njërit nga të dyshuarit është gjetur e konfiskuar një revole.
Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.