Asambleja e Përgjithshme e OKB-së - Foto: REL/AFP

OKB u bën thirrje udhëheqësve që të bashkohen për luftimin e coronavirusit

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Zahir Tanin dje u ka bërë thirrje të gjithë kombeve që të pushojnë konfliktin dhe të bashkojnë forcat për të luftuar virusin COVID-19.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë liderëve që të bashkëpunojnë për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

“Në të njëjtën frymë, uroj që urgjentisht t’i bëj thirrje të gjithë liderëve që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të punuar në bashkëpunim dhe në qëllim të përbashkët për të luftuar kundër përhapjes së këtij virusi, i cili tashmë i ka dhënë fund jetës së kaq shumë në këtë lagje”, tha Tanin.

“Po ashtu, u bëj thirrje udhëheqësve të bëjnë çmos për të mbrojtur punën koherente dhe të përqendruar të institucioneve publike, të lirë nga politika, në mënyrë që forca e plotë e përpjekjeve të tyre të zbatohet për të luftuar këtë kërcënim”, ka shtuar më tej ai.

Në Kosovë, që nga 13 marsi janë shënuar 63 persona të prekur me coronavirus.

Ndërsa në botë, numri total i të prekurve ka shkuar në 436,623 raste. Numri i personave të vdekur nga ky virus, sipas të dhënave të fundit ka shkuar në 19,644 kurse i personave të shëruar ka shkuar në 111,856.

Momentalisht në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca lidhur me mocionin e mosbesimit të iniciuar nga LDK-ja.