Foto: Ilustrim

Obiliq, mërgimtari fyhet, kanoset e sulmohet fizikisht

Një qytetar, shtetas i Gjermanisë, ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është fyer, kanosur dhe sulmuar fizikisht nga një i dyshuar.

Rasti ka ndodhur në Obiliq dje rreth orës 17:20.

Sipas Policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

I dyshuari ende nuk është hasur nga policia.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Rasti, i cili po trajtohet si kanosje dhe lëndim i lehtë trupor, vazhdon të hetohet.