Obiliq, arrestohet një person pasi pengoi policët

Në rrugën ‘Hasan Prishtina’ në Obiliq është arrestuar një burrë pasi nuk kishte respektuar urdhrin e zyrtarit policorë dhe më pas të njëjtit i kishte penguar.

Në raportin policor thuhet se gjatë arrestimit i dyshuari ka qenë agresiv dhe si pasojë një zyrtar policor dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore.

Në raport tutje thuhet se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Incidenti ka ndodhur të hënën në orën 21:00