Ilustrim

Nxjerri armën dhe kanosi dy persona, arrestohet i dyshuari

Dy burra në Obiliq janë arrestuar nën dyshimin se kanë kanosur dy persona të tjerë.

Ata dyshohen se pas një mosmarrëveshje rreth një prone kishin kanosur dy persona tjerë, ku njëri nga të dyshuarit u kishte ekspozuar një armë.

Sipas raportit policor, njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga njëri prej të dyshuarve ka sekuestruar një pistoletë me gaz, jofunksionale, e cila dyshohet se ishte përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.