Numri i të vdekurve në botë nga COVID-19 kalon 100 mijë

Numri i të vdekurve në botë si pasojë e COVID-19 ka shkuar në mbi 100 mijë persona.

Sipas Worldsmeters ky numër ka shkuar në 102 mijë e 787 ndërsa numri i rasteve pozitive në botë ka shkuar në 1 milionë e 700 mijë e 770.

376 mijë e 615 persona janë shëruar në të gjithë botën janë 1 milionë e 221 mijë e 368 raste aktive.

Sipas Worldsmeters, nga këto raste, në gjendje të rëndë janë 49 mijë e 827 persona ose 4% e rasteve.

Në Kosovë, numri i rasteve ka shkuar në 250, numri i të shëruarve në 52 ndërsa i të vdekurve në 7.