Numri i pacientëve të shëruar sot nga COVID-19

Edhe sot është shënuar numri më i madh i pacienteve të shëruar se ai i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se 43 pacientë janë shëruar, duke e dërguar numrin në 533 të të shëruarve nga coronavirusi.

Në anën tjetër, nga 324 mostra të marra nga Klinika Infektive, katër prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Prizren, 1 rast Zhur), një 1 rast me vendbanim në Rahovec dhe një 1 rast Leposaviq.

Deri më tani numri i të prekurve në Kosovë ka arritur në 860 ndërsa numri i viktimave është 26.