Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza
25 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit
18.3.2023 - 14:30
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 25 raste të reja me COVID-19.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar nga virusi 36 persona.
Aktualisht në Kosovë janë 197 raste aktive me COVID-19, kurse 13 prej tyre janë të hospitalizuar.