COVID-19 Ilustrimi- Naser Fejza

Nëntë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë nëntë raste aktive me coronavirus në Kosovë.

Gjatë 24-orëve të fundit, sipas MSH-së nuk ka pasur raste të reja me COVID-19 dhe as viktima.

Një pacient është shëruar dhe 27 të tjerë kanë bërë testime për COVID-19.

Numri total i dozave të administruara është 1.836.716.