Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nuk dihet numri i përgjithshëm i artefakteve muzeore, Ministria e Kulturës nis hartimin e regjistrit 

Kosova ende nuk ka një regjistër të  gjitha artefakteve të trashëgimisë që ndodhen në institucione muzeore dhe arkeologjike kosovare. 

Shumë prej artefakteve muzeore rrinë në bodrumet e muzeve dhe nuk ekspozohen, duke rrezikuar që të prishen.   

Hajrulla Çeku, ministër i Kulturë ka thënë gjatë emisionit “Kallxo Përnime” se MKSR ka nisur procesin e krijimit të regjistrit të  gjithë fondit muzeor të Kosovës.  

“Kemi filluar, hartimi i listës dhe është një procedura që mund të  marrë kohë, sepse nuk është bërë deri tani, ka vetëm copëza të data bazave aty këtu, por jo të një regjistri përfundimtarë të  gjitha artefakteve muzeale”, ka potencuar ministri Çeku, gjatë emisionit “Kallxo Përnime”. 

Çeku ka thënë se nuk e di kohën e saktë se kur mund të përmbyllet procesi i evidentimit dhe inventarizimit të gjthë artefakteve muzeor. 

 Ai ka thënë se idetë për digjitalizimin artefakteve muzeor do të jenë pjesë e procesit të hartimit të regjistrit 

Sipas tij, regjistri do të bëhet në diskutim me komunitetin muzeor, artistik dhe të tjerët. 

Tek pas përfundimit të këtij procesi do të mendohet prezantimi i kësaj pasurie edhe në formë digjitale.