Foto: KALLXO.com

Novobërdë, nipi dyshohet se vrau gjyshin

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar lidhur me një vdekje të dyshimtë, për të cilën dyshohej se ishte vetëvrasje, që ka ndodhur në Novobërdë.

Ankuesi të premten më 15 janar kishte raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje.

Sipas njoftimit të Policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, i cili bën ricilësimin e veprës nga vdekje e dyshimtë në vrasje të rëndë.

Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit dhe është dërguar në mbajtje.