Norvegjia largon ushtarët nga KFOR

Në selinë e KFOR-it në Prishtinë u mbajt një ceremoni solemne ku u shënua përfundimi i kontributit të Norvegjisë në misionin paqeruajtës të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR.

Norvegjia ka kontribuuar për KFOR-in që nga fillimi i misionit në vitin 1999.

Forcat Speciale nga Komanda Speciale e Forcave të Armatosura Norvegjeze ishin ndër trupat e para që u vendosën në Kosovë. Ata kishin për detyrë, në mesin e detyrave të tjera, të siguronin Aeroportin e Prishtinës dhe të krijonin kushtet për të lejuar vendosjen e elementeve thelbësorë të KFOR-it.

Norvegjia siguroi një batalion me mbi 900 ushtarë.

Me selinë e tyre jashtë Prishtinës, Batalioni Norvegjez ishte përgjegjës për sigurinë në tre komuna, në kuadrin e një brigade të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar.

Nga prilli deri në tetor të vitit 2001, Norvegjia ishte kombi kryesor për kontigjentin e pestë të KFOR-it dhe ofroi një sërë funksionesh mbështetëse të specializuara për selinë.

Forcat Norvegjeze ishin në dispozicion të komandantit norvegjez të KFOR-it, të caktuar nga Selia e NATO-s. Nga Batalioni Norvegjez u formua një forcë rezervë operative mbi 200.

Kontributi i përgjithshëm i forcës Norvegjeze gjatë kësaj periudhe ishte rreth 1400 trupa. Shtëpia e Norvegjisë u ndërtua në Camp Film City si një shtëpi e mirëqenies për Batalionin Norvegjez.

Forca Ajrore Norvegjeze gjithashtu kontribuoi në këtë mision të drejtuar nga NATO me helikopterë dhe personel ajror, së pari në 2001 dhe më pas nga 2004 deri në 2005.

Pasi Norvegjia u tërhoq forcat e saj të manovrimit , personeli i stafit mbeti si një pjesë thelbësore e Shtabit të KFOR-it.