Nominimet për çmimet SAG
Filmat “Ma Rainey” dhe “Minari” u nominuan për çmimet kryesore në ceremoninë e nominimeve për çmimet SAG, e cila u transmetua përmes Instagramit.
Për çmimin Best Ansemble u nominuan: filmi i Regina King “One Night in Miami,” , filmi i adaptuar i August Wilson, “Ma Rainey’s Black Bottom” ai i Lee Isaac Chung’s “Minari”, “Da 5 Bloods” dhe ai i Aaron Sorkin “The Trial of the Chicago 7.”
Megjithatë SAG Awards konsiderohet si një barometër më i mirë për çmimet akademike.
Zakonisht, fituesi i çmimit akademik për filmin më të mirë më parë është nominuar në kategorinë “Best Ansamble” nga SAG Awards.
Vitin e kaluar, filmi i Bong Joon Ho-së, “Parasite” u shpërblye me çmimin kryesor SAG, dhe më pas në Oscarë triumfoi, duke u bërë filmi i parë në gjuhën jo angleze që arriti këtë fitore.
Boseman, i cili vdiq muajin gusht të vitit të kaluar, në moshën 43 vjeçare, u nominua jo vetëm për rolin në filmin “Ma Rainey’s Black Bottom,” por edhe për rolin dytësor në filmin “Da 5 Bloods.” Ky ishte edicioni i 27-të i nominimeve për çmimet Skrin Ektors Gilld Euards, me të cilat shpërblehen artistët për arritjet në film e televizion. 21Media