Një person vdes pas përplasjes së dy trenave afër Mynihut

Një person ka vdekur dhe të paktën 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy trenave me pasagjerë afër Mynihut, ka njoftuar policia gjermane.

Sipas zyrtarëve policorë, dy trenat janë përplasur në orët e pasdites më 14 shkurt, afër stacionit Ebenhausen-Schäftlarn, në jugperëndim të Mynihut.

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, ka thënë një zëdhënës i policisë, duke njoftuar se hetimet janë duke vazhduar ende.

Edhe identiteti i viktimës nuk dihet ende.

Operatori i hekurudhave, Deutsche Bahn, ka njoftuar në Twitter se ka “objekte në binarë” në zonën e aksidentit.

Linja është mbyllur dhe në vendin e aksidentit janë dërguar autobusë./REL