Një person shoqërohet në polici për sulm ndaj nënës së tij

Një person është shoqëruar në polici pasi ka dyshohet se suluar nënën e tij në Mitrovicën e Veriut.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari pasi ka sulmuar nënën e tij dhe ka thyer disa gota në shtëpi”- thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.

 I dyshuari është liruar dhe rasti, sipas policisë shkon në procedurë të rregullt. Ngjarja ka ndodhur më 20.02.2024 në Mitrovicën Veriore.