Një person i infektuar dhe një i dyshuar me COVID-19 kanë vdekur në Spitalin e Pejës

Një person i infektuar me COVID-19 dhe një tjetër që dyshohet se është prekur nga ky virus kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në spitalin e Pejës.

Nga raporti ditor i Spitalit Rajonal të Pejës bëhet e ditur se edhe shtatë persona të tjerë janë në gjendje të rëndë, ndërsa 32 të tjerë për të cilët raportohet të jenë në gjendje stabile, janë duke u asistuar me oksigjeno- terapi.

Në përgjithësi në këtë Spital janë duke u trajtuar 77 pacientë të infektuar nga pandemia e coronavirusit.

Tutje në raport bëhet e ditur se vetëm gjatë ditëve të fundjavës 583 persona janë marrë trajtim emergjent shëndetësor.

Dje në Pejë janë shënuar edhe 23 raste me SARS- CoV-2, ndërsa 220 raste në nivel vendi janë regjistruar pozitiv me COVID-19.

Që nga 13 marsi e deri më tani në Kosovë janë infektuar nga pandemia e COVID-19 7137 persona, prej tyre janë shëruar 3874 janë shëruar dhe 177 të tjerë kanë vdekur.