Një kontingjent i Shqipërisë i bashkohet misionit të KFOR-it në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka bërë të ditur se një kontingjent i Shqipërisë i është bashkuar misionit të KFOR-it në Kosovë.

Sipas ministri shqiptar, pjesëmarrja e tyre në këtë mision të NATO-s, e tregon qartë vendosmërinë e Shqipërisë për të mbrojtur paqen në rajon.

“Një tjetër kontingjent, i bashkohet misionit të KFOR, në Kosovë, duke e shtuar edhe më shumë kontributin e Shqipërisë në Aleancë. Pjesëmarrja jonë në këtë mision të NATO-s, është një tregues i qartë i vendosmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar dhe mbrojtur paqen në rajon. Duke njohur rëndësinë e madhe të KFOR, për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, Forcat tona të Armatosura janë gati të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë duke konfirmuar rolin tonë si eksportues të paqes dhe sigurisë globale”- ka shkruar Peleshi në Facebook.