Policia e Kosovës

Një këmbësor goditet nga vetura në Suharekë (VIDEO)

Një veturë dyshohet se ka goditur një këmbësor në Suharekë.

Shaqir Bytyçi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit, ka thënë për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur pasdite në rrugën “Brigada 123” dhe viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Një aksident trafiku është raportuar në ora 14:17 në rrugën ‘Brigada 123’ në Suharekë. Dyshohet se një automjet ka goditur një këmbësor, viktima është jashtë rrezikut për jetë”- ka thënë ia.

Bytyçi tha se patrulla policore e trafikut rajonal ka dalë në vendngjarje.