COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Një i vdekur me COVID-19, 22 të tjerë të infektuar

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është regjistruar një rast i vdekjes me COVID-19, përderisa nga 2 mijë e 95 testime të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, 22 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

“Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 276”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Aktualisht në nivel vendi janë 428 raste aktive me SARS-CoV-2, ndërsa sa i përket komunave, kryeqyteti ka më së shumti raste aktive, 98 sosh.

Për më shumë se një vit, në Kosovë janë shënuar 160 mijë e 658 raste pozitive me COVID-19, prej tyre 2 mijë e 975 persona kanë vdekur.