CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Një i vdekur dhe 119 raste të reja me COVID-19 për 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka vdekur 1 person i infektuar me COVID-19, kurse 119 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

Janë kryer 1,818 testime.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 762 doza të vaksinës kundër COVID-19 kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.244 doza të vaksinës.

Deri më sot 815.521 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 97.261 doza përforcuese- doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 500 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.619 ndërsa në total numri i rasteve aktive është 2.381.