Një grua në Malishevë dyshohet se ushtroi dhunë ndaj djalit të saj të mitur

Një grua në Malishevë është shoqëruar në stacionin policor pasi që dyshohet që ka përdorur dhunë fizike ndaj djalit të saj të mitur.

Policia ka njoftuar se djali ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në Spitalin e Gjakovës në repartin e psikiatrisë, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kjo ngjarje njoftohet të ketë ndodhur të mërkurën rreth orës 20:00.