Foto: Ilustrim

Një burrë raportoi se persona të maskuar i grabitën telefonin e disa para

Një burrë ka raportuar se është grabitur mbrëmë pak para mesnatës në fshatin Henc të Fushë Kosovës. 

Policia në raportin ditor ka njoftuar se viktima ka raportuar se deri sa ka qenë me veturë në lëvizje, tre persona të panjohur me maskë e nën kërcënim i kanë grabitur një telefon dhe disa para. 

Të dyshuarit sipas viktimës kanë qenë të armatosur me një armë dhe një thikë ndërsa vlera e parave që janë grabitur është 250 euro. 

Sipas raportit policor, viktima tutje ka rrëfyer se pasi të dyshuarit e maskuar kishin kryer veprën ishin larguar në drejtim të panjohur. 

Viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor ndërsa rasti po vazhdon që të hetohet nga ana e policisë. 

Sipas raportit, ky rast është inicuar si grabitje.