Niveli i ujit në liqenet e Batllavës dhe Badovcit rritet për tre metra pas reshjeve të fundit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se pas reshjeve të fundit, niveli i ujit në dy liqenet që monitoron, Batllavë dhe Badovc është rritur për tre metra.

“Niveli i ujit në të dy liqenet , pas reshjeve të vrullshme atmosferike në vendin tonë, janë rritë mbi 3 metra. Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 632.10 m mbi nivelin e detit ose – 2.90 m nën nivelin e kapërderdhjes, derisa niveli i ujit në liqenin e Badovcit është 641.60 ose – 8.25 m nën nivelin e kapërderdhjes”, thuhet në njoftim.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.