Panairi i Librit në Ferizaj; Fotografi: Klubi Letrar "De Rada"

Nisi edicioni i dytë i Panairit të Librit në Ferizaj

Dje në sheshin e Ferizajt ka nisur Panairi i Librit.

“Mijëra tituj nga dhjetëra botues, u shpalosën sot në stendat e sheshit “Adem Jashari” në Ferizaj, në nisje të Panairit të Librit në qytetin tonë”, thuhet në njoftimin e Klubit Letrar “De Rada”.

Ky është edicioni i dytë i këtij panairi i cili realizohet me mbështetjen e Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Kulturës.

Panairi do zgjas deri me 10 tetor.