Panairi i artizanaleve të punuara nga gratë llapjane - Foto: Komuna e Podujevës / Facebook

Në Podujevë u hap panairi i artizanaleve të punuara nga gratë llapjane

Në Podujevë është hapur panairi i artizanaleve të punuara nga gratë llapjane, panair që po mbahet në kuadër të “Javës së Diasporës”.

Sipas një njoftimi të Komunës së Podujevës ky panair ka për qëllim promovimin e produkteve të grave të vyera llapjane, ku po prezantohen ushqime tradicionale, punë dore si dhe suvenire të ndryshme.

Sipas këtij njoftimi, nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu, bashkë me përfaqësuesen e organizatës joqeveritare “Lady” Sanije Murati, morën pjesë në hapjen e këtij panairi.

“Përveç pjesëmarrjes së grave llapjane, NGO Lady në panair ka siguruar edhe punën e grave nga 721 fshatra të ndryshme të Kosovës, të cilat me punë artizanale dhe krijime të bukura të suvenireve po prezantohen në këtë panair”, është thënë tutje në njoftimin e kësaj komune.

Ndërkaq, Komuna e Podujevës ka njoftuar se manifestimi “Java e Diasporës” ka nisur më 29 korrik dhe do të zgjasë deri më 5 gusht, ku gjatë kësaj kohe mbahen aktivitete sportive dhe kulturore.

Panairi – Foto: Komuna e Podujevës
Panairi i artizanaleve të punuara nga gratë llapjane – Foto: Komuna e Podujevës/ Facebook
Panairi i artizanaleve të punuara nga gratë llapjane/ Foto: Komuna e Podujevës, Facebook
Panairi i artizanaleve të punuara nga gratë llapjane/ Foto: Komuna e Podujevës, Facebook