Nisen për në Hagë të arrestuarit e sotëm, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Kryetari i OVL-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë duke u transferuar për në Hagë. Kështu ka deklaruar avokati i OVL-UÇK-së Tomë Gashi para pak minutash.

Ata janë arrestuar sot nga policia e EULEX-it, të cilët bastisën zyret e OVL-së.

Bastisja ka përfunduar para 30 minutave.

Njësitet e EULEX-it sot kanë bastisur zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dhe kanë arrestuar kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucati
Aksioni i EULEX-it është bërë disa ditë pasi OVL- UÇK publikoi në tri seri dosje të Gjykatës Speciale.