Nis ceremonia e varrimit të mikes së Kosovës, Madeleine Albright, të pranishëm edhe liderët kosovarë

Liderë të shumtë politikë e personalitete amerikane e botërore janë mbledhur në Katedralen Kombëtare në Washington për ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.

Në ceremoni të pranishëm janë edhe kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, të cilët kanë shkuar me ftesë të familjes së Albright.

Madeleine Albright ka qenë gruaja e parë Sekretare e Shtetit të SHBA-së, derisa kontribut të madh pati edhe në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

Vizita e fundit e ish-Sekretares Albright në Kosovë ishte në vitin 2019, kur edhe u nderua me një bust në kujtim të kontributit që kishte dhënë për lirinë e qytetarëve të Kosovës.

Bota nderon sekretaren Madeleine Albright