Sheshi Zahir Pajaziti - Prishtinë - Foto Naim Krasniqi - KALLXO

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme

Mbahet konferenca ndërkombëtare shkencore ‘Cilësia e Arsimit Para-universitar në Kosovë dhe Kahet e Zhvillimit’, organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës dhe Caritasi zviceran. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 9:30)

Komisioni për Ekonomi shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për zgjedhjen e bordit të ARKEP-it. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:45)

Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Zyra e Komisionarit për gjuhët (ZKGJ) në bashkëpunim me OSBE mban ceremoninë online të ndarjes së çmimit “Praktika më e mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. (https://osce-org.zoom.us/j/96327135776, ora 10:00 – 11:00)

Mbahet takim pune mes drejtuesve të Komunës se Deçanit dhe Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” për rrugën Deçan-Plavë. (Deçan, ora 10:00, pas takimit, LHK “Ali Hadri” dega në Deçan mban një prononcim për media rreth marrëveshjes së 9 nëntorit 2020 në lidhje me rrugën Deçan-Plavë, ora 11:00).

Mbahet takimi i Grupit Ndërministror për të Drejtat e Njeriut që kryesohet nga kryeministri i Kosovë Avdullah Hoti me përfaqësim të ministrave dhe shoqërisë civile. (Ndërtesa e Qeverisë kati 0 salla P-38, ora 10:30-11:30)

QKRMT publikon raportin vjetor me gjetjet nga monitorimi i institucioneve korrektuese gjatë periudhës 2019-2020. (Hotel ‘Sirius’ Prishtinë, ora 10:00-10:45. Për shkak të Covid-19, publikimi i raportit bëhet online – vetëm me pjesëmarrjen e mediave të ftuara) Organizata studentore Studim Kritikë Veprim mban një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.(Ora 11:30)