Ngecjet në rehabilitim
Në emisionin “Kallxo Përnime” po debatohet për ngecjet në rehabilitimin e të burgosurve.
Cilat janë arsyet e rasteve kur të burgosurit/të dënuarit përfundojnë si recidivistë?
Ku çalon sistemi për këto raste?
Çka ofrohet pas lirimit të një të dënuari?
Sa persona aktualisht janë nëpër burgjet e Kosovës që po mbajnë dënime për vepra që ndërlidhen me terrorizëm?
A janë përfshirë të gjithë të dënuarit për vepra terroriste në punë dhe aktivitete gjatë vuajtjes së dënimit?
A është mbajtur ndonjëherë ligjëratë në burgje lidhur me temën që trajton rrezikun, pasojat dhe mbrojtjen nga ekstremizmi dhe radikalizmi fetar gjatë vitit 2022?
Çka u ofron Shërbimi Sprovues të dënuarve?
Cilat janë kërkesat kryesore të të dënuarve?
Cilat janë sfidat me të cilat përballen zyrtarët e Shërbimit Sprovues gjatë mbikëqyrjes së të dënuarve për vepra terroriste?
Sa është shuma e buxhetit të ndarë gjatë vitit 2022 për realizimin e aktiviteteve kundër ekstremizmit të dhunshëm nga Komuna e Vitisë?
Të ftuar në debatin për këtë temë janë: Sami Hajrullahu, zëvëndës i udhëheqësit të Divizionit për ekzekutimin e masave dhe dënimeve alternative për personat madhorë nga Shërbimi Sprovues; Besar Gashi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës; Hasan Aliu, nënkryetar i Komunës së Vitisë dhe Labinot Leposhtica nga Zyra Ligjore e BIRN.