Shkolla Fillore "Hasan Prishtina", Prishtinë, Foto:Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Nga e hëna nxënësit i rikthehen mësimit në shkolla

Mësimi në shkolla fillore dhe të mesme nga e hëna, 19 prill do të mbahet fizikisht në objekte shkollore.

Lajmin e ka bërë të ditur Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit.

“Nga e hëna, me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla”, ka shkruar Nagavci.

Tutje, Ministrja ka shkruar se komunat dhe shkollat do të vendosin se me cilat skenarë do të vazhdojnë mësimin.

“Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë”, ka thënë ajo.

Për shkak të numrit të lartë të infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë, MAShTI kishte marrë vendime që mësimi të zhvillohej në distancë nga data 12 prill deri me 18 prill.