Parada e Krenarisë - Foto: Atdhe Mulla

Nesër organizohet Parada e Krenarisë

Për herë të tretë në Kosovë do të organizohet “ Parada e Krenarisë’’.

Këtë vit kjo paradë do të ketë  moton “Për kon t’rreh zemra “.

Marshi i ecjes mbahet  nesër (10 tetor) në ora 11:30 duke filluar nga sheshin ‘’Skendërbeu’’ dhe  përfundon në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë duke u përmbyllur me një koncert.

Gjatë Javës e Krenarisë janë adresuar çështje të gjendjes aktuale të komunitetit LGBTI në shoqërinë kosovare.

“Këtë vit, na rreh zemra për drejtësi.Na rreh zemra të kemi lirinë të jemi vetvetja dhe të shprehemi lirshëm. Na rreh zemra që të kemi siguri në rrugë, shkollë e institucione shtetërore. Për një shtëpi të sigurt në të cilën trajtohemi me dinjitetin që e meritojmë. Na rreh zemra për Dashni.Na rreh zemra për njëri-tjetrin”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të paradës.