Burimi: www.pixabay.com

Burimi: www.pixabay.com

Në vitin 2021, mbi 429 milionë euro u kontraktuan me tender

Në vitin e kaluar, nëpërmjet prokurimit publik, në Kosovë u lidhen hiç më pak se mbi 9,800 kontrata publik, në vlerën e mbi 429 milionë euro.

“Në vitin 2021, përmes prokurimit publik 160 Autoritete Kontraktuese kanë lidhur 9,892 kontrata në vlerë mbi 429,6 milion euro, prej tyre 7,175 kontrata të prokurimit ishin nga OB-të apo 73% dhe 2,712 kontrata ishin të ndërmarrjet publike apo 27%, që krahasuar me vitin paraprak paraqet një rënie në vlerë prej 14% (499,3 milion euro).”-thuhet në raport

Sipas raportit, burimi kryesor i financimit për tenderët publik ishte buxheti i Kosovës me rreth 80 për qind, nga të hyrat vetjake me afër 19 për qind dhe 0,4 për qind ishin financuar nga donacionet.

Mangësi e theksuar në menaxhimin e kontratave

Nëpërmjet raporteve individuale  të auditimit, ishin raportuar gjithsej 92 çështje lidhur prokurimin, në të gjitha fazat e aktivitetit të prokurimit, nga planifikimi deri te menaxhimi i kontratave publike.

Pjesa më e madhe e tyre cështjeve të ngritura ka të bëjë me menaxhimin e kontratave por edhe në hartimin e dosjeve të tenderit

“Çështjet që kanë të bëjnë me hartimin e dosjes së tenderit janë gjithsej 33, mangësi gjatë vlerësimit të tenderëve janë 11 dhe 48 çështje të raportuara që kanë të bëjnë me mangësi në menaxhimin e kontratave. ”-përmend raporti

Tutje thuhet se këto çështje paraqiten në gjithsej 40 entitete të audituara, 28 prej të cilave janë për komunat, 8 janë për ministri dhe 4 janë për agjenci (të pavarura ose ekzekutive).

Kjo u bë e ditur nga raporti i Auditorit të Përgjithshëm për raportin vjetor financiar të Qeverisë për Buxhetin e Republikës së Kosovës.