Foto: EPA

Në Serbi fillon testimi sipas kërkesës së qytetarëve, testi për COVID-19 paguhet 50 euro

Shtabi i Krizave në Serbi ka aprovuar një vendim sipas të cilit qytetarët mund të testohen në bazë të kërkesës personale.

Interesi i qytetarëve për tu testuar është shumë i madh sipas Institutit të Shëndetit Publik, ndërsa çdo ditë sipas kërkesës së tyre po testohen më shumë se 100 persona.

Sipas këtij Instituti kjo formë e testimit mundëson kryerjen e testit për COVID-19 pa shumë procedurave të veçanta, dhe të ndërlikuara, duke marrë një mostër nga hunda dhe fyti, pas së cilës rezultati i testimeve mësohet brenda 24 deri në 48 orë.

Testimi kryhet me një çmim prej 50 Euro, në të gjitha qendrat e Institutit të Shëndetit Publik.

E gjithë procedura e marrjes së mostrave të testimit zgjat deri në 5 minuta, ndërsa personat paraqesin edhe të gjitha shënimet personale të cilat janë nuk janë publike.

Mirëpo të gjitha këto të dhëna të secilit persona po përfshihen në një data bazë për COVID-19, që shërben për monitorimin e gjendjes me pandeminë.

Ndërsa qytetarët që kanë simptoma ose shenja të infeksionit të ndërlidhen me COVID-19 testohen falas dhe atyre nuk ju faturohet pagesa prej 50 Euro.

Që nga data 6 maj Serbia ka shfuqizuar vendimin për gjendjen e jashtëzakonshme shëndetësore, ndërsa ka vazhduar të ketë shfaqjeve të rasteve të reja me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 68 raste të reja nga 4 mijë testime, ndërsa është shënuar edhe një viktimë, raporton rts.rs.

Që nga ditët e para kur ka filluar të shfaqet pandemia në Serbi deri më sot janë konfirmuar në total 11,092 raste me COVID-19, dhe janë shënuar 238 viktima apo shkalla e vdekshmërisë është 2.15%.

Aktualisht në serbi janë edhe 5,155 raste aktive me COVID-19, ndërsa nga ky numër 665 pacientë janë të hospitalizuar ndërsa 12 pacientë janë në trajtim intensiv.

Në Serbi në total janë testuar 214 mijë persona për Coronavirus.